Protestat në Tiranë, OSBE ofrohet të ndërmjetësojë dialogun mes palëve

15 Oct 2026 • 20:16
Shpërndaje:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Tiranë, duke mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.

Përmes një deklarate publike, OSBE ka mirëpritur mesazhin e kreut të shtetit, duke theksuar rëndësinë e komunikimit mes palëve për të adresuar situatën e krijuar.

Organizata është shprehur gjithashtu e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut, nëse një angazhim i tillë do t’i kërkohet.

Reklamë Ola

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa janë shtuar thirrjet për shmangien e dhunës dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut.

Reklamë InterMedika