×
Monday, April 13, 2026

Protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Rama: Me mendje e me zemër jam atje

September 14, 2025


Në Hagë pritet të nisë sot rreth orës 14:00 një protestë e thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se me mendje dhe me zemër edhe ai ndodhet në këtë protestë.

Protesta do të mbledhë qytetarë e veteranë të luftës nga Kosova, trojet shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! Liri për çlirimtarët”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke përcjellë pamje nga grumbullimi i qytetarëve që po i drejtohen vendit të protestës me makina të mbuluara me flamuj kombëtarë, ata të Kosovës dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta vjen vetëm një ditë para se të nisë dëgjimi i dëshmitarit të parë të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ngarkohen me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës dhe ka thënë si pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.




Comments are closed.