Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve, të kryera nga data 16 deri më 27 tetor, sipas informacionit të Drejtorisë së Burgjeve.
Në verifikim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, duke iu referuar një burimi të sigurt.
Për rastin e Veliajt, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura gjatë transferimit.


