×
Friday, March 28, 2025

Presidenti Thaçi kthehet nga Haga, pritet nga qindra qytetarë kosovarë

July 17, 2020


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Haga ku u intervestua në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për krime lufte, në pikën kufitare në Morinë eskorta e tij është pritur nga qindra qytetarë kosovarë.

Qytetarët që ishin tubuar në pikën kufitare në Morinë mbanin në duar flamuj shqiptar dhe thirrnin parulla në mbështetje të presidentit Thaçi. 

Thaçi qëndroi në Hagë katër ditë, ku dha dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara. 

Në një deklaratë për media dje nga Haga, Thaçi tha se ka përfunduar procesin e dhënies së dëshmisë nga ana e tij, ndërsa tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit të rastit të vlerësojnë dëshminë e dhënë. 

“Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës”, tha Thaçi. 

Më herët gjatë ditës, presidenti Thaçi njoftoi kthimin e tij nga Haga në rrjetet sociale, si dhe njoftoi se mbrëmjen e ditës së nesërme do t’i adresohet popullit lidhur me intervistimin e tij.

Ndryshe, në aktakuzën e bërë publike më 24 qershor, pretendohet se Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë, janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtit burim, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments