×
Friday, October 11, 2024

“Presidenti perpjekje për demtimin e vlerësimit të KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”

March 5, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partiaë Socialiste, Taulant Balla ka leshuar sot akuza ne adrese te Presidentit te vendit, Ilir Meta, për perpjekje për të demtuar vleresimin qe dha KE me rekomandimin per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE.

“Dje pasdite zhvilluam një takim me krerët e diplomacisë së katër vendeve të BE. Në asnjë moment këto vende nuk e vënë në dyshim raportin e KE që vlerëson që prej vitit 2018 fillimin e bisedimeve për Shqipërinë. Ky Kuvend bashkë me shumicën parlamentare është një reflektimi i asaj që 97% e shqiptarëve mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë. Ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të trishtuar nga qasja që presidenti i Republikës kishte pasur ndaj ministrave të BE një orë para takimit me ne. A thua se kishin folur me një president të një vendi kundërshtar me Shqipërinëm, nderkohe qe ne  duhet të kemi qasje me vlerësim e dashuri për vendin tonë. Nuk dua të zgjatem më tej se si me lloj letrash drejtuar presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor të opozitës, e më vjen keq se si PD u bë shtojcë e Metës, ka përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën e që mezi presim që në tre ditët e Keshillit Evropian të marrim një lajm pozitiv. Dua të shpreh vlerësimin që pas shumë kohësh Këshilli Kombëtar për integrimin ka një axhendë intensive sa i përket drejtësisë që mbetet gur themeli për integrimin”, u shpreh Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments