×
Wednesday, December 11, 2024

Presidencialet në Kroaci, ish-kryeministri socialdemokrat në avantazh

January 5, 2020


Qëndrat e votimit për zgjedhjet presidenciale u hapën në orën 7 të mëngjesit ne Kroaci. Sfida është midis presidentes në largim, konservatores Kolinda Grabar-Kitarović dhe ish-kryeministrit Socialdemokrat, Zoran Milanović. Ashtu siç e tregoi edhe rezultati i raundit të parë, ku Socialdemokrati opozitar Zoran Milanoviç doli fitues  me  rreth 30% të votave ndërsa kandidatja konservatore, Presidentja në ikje Kolinda Grabar-Kitaroviç u rendit e dyta me vetëm 3% të votave larg Milanoviç, raundin i dyte do te jete i luftuar .

Në një debat televiziv me rivalin e saj, Grabar-Kitaroviç u shpreh se ishte për Kroacinë e unifikuar’ dhe pikat e përbashkëta të fjalës së saj qëndronin në unitetin, patriotizmin dhe ngjarjet e viteve ’90. Ndërsa rivali i saj Milanović u shpreh se lufta tashmë kishte përfunduar dhe se do të përpiqej për një rol më të madh të Kroacisë në Bashkimin Europian.

Opinionistët shprehen se rezultati është shumë i pasigurt, dhe në momentet e fundit të votimit pritet një permbysje e rezultatit te kandidatëve. Në bazë të sondazheve të fundit, Milanović, kandidat i qendrës së majtë të bashkuar, i jepet një avantazh i vogël me një konsensus 39.9%, kundër 38.8% të Grabar-Kitarović, e cila gëzon mbështetjen e konservatorëve të kryeministrit Andrej Plenkovi. Megjithatë në raport me raundin e parë duket se Grabar-Kitaroviç ka shkurtuar diferencën me opozitarin socialdemokrat Milanović.

Në kroaci rreth 3.8 milion kanë të drejtë të votojnë, nga të cilat pothuajse dyqind mijë janë pjesë e diasporës Kroate. Rreth 6.500 qëndrat votimi do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19.00 të mbasdites ku pritet të dalin sondazhet e para përfundimtare se për kë kanë votuar kroatët.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments