Polonia i ofron ndihmë Gjermanisë pas përmbytjeve tragjike

17 Jul 2021 21:17
Shpërndaje:

 Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka ofruar kancelares gjermane, Angela Merkel ndihmë në lidhje me përmbytjet shkatërruese, që kanë goditur Gjermaninë, sipas zëvendësministrit të Jashtëm polak, Piotr Wawrzyk.

“Morawiecki dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike”, u tha ai gazetarëve.

“Kryeministri ka ofruar të gjithë ndihmën e mundshme që mund të ofrojë Polonia”, shtoi ai.

Reklamë Ola

“Ne nuk kemi asnjë informacion të hollësishëm në lidhje me nevojat e mundshme të palës gjermane. Ne kemi ofruar të gjitha ndihmat e mundshme”, tha Wawrzyk.

Pasi deklaroi se situata më tragjike ishte në shtetet gjermane të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia, Wawrzyk shtoi se, për momentin, asnjë polak që jetonte në Nordrhein-Westfalen nuk kishte nevojë për ndihmë.

Reklamë InterMedika

“Por, ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me dy persona në Rheinland-Pfalz. Nuk kemi qenë në gjendje të kontaktojmë me ta”, shtoi ai.

Eunews.al