×
Friday, May 15, 2026

Policia publikon planin e masave për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që bllokohen

May 15, 2026


Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”, i cili do të zhvillohet në 5 etapa në datat 18–22 maj 2026, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa, ndërsa Policia e Shtetit do të angazhojë struktura vendore, Policinë Rrugore dhe forca mbështetëse për eskortimin e garuesve dhe mbarëvajtjen e garës përgjatë gjithë itinerarit.

Itinerari dhe oraret e bllokimit të akseve:

Etapa I – 18.05.2026 (ora 12:00)
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – “Lekë Dukagjini” – “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthim Milot – finish Lezhë.

Etapa II – 19.05.2026 (ora 12:00)
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finish Elbasan.

Etapa III – 20.05.2026 (ora 12:00)
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finish Vlorë.

Etapa IV – 21.05.2026 (ora 12:00)
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finish Vlorë.

Etapa V – 22.05.2026 (ora 10:00)
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finish Fier.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat policore, sipas njoftimit, do të jenë maksimalisht të angazhuara për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.




Comments are closed.