Petrit Malaj: Rriten me 25% deklaratat e të ardhurave, 77 mijë qytetarë përfitojnë nga sistemi DIVA

30 Apr 2026 14:33
Shpërndaje:

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se deri më 31 mars janë dorëzuar 164.263 deklarata individuale të të ardhurave, duke shënuar një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë një konference për shtyp mbi treguesit fiskalë për tremujorin e parë të vitit, Malaj u ndal edhe tek politikat sociale mbështetëse, duke theksuar se rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim përmes sistemit DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Sipas tij, sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 miliardë lekësh për rimbursim për individët që kanë tepricë kreditore. Deri tani, janë kërkuar rreth 670 milionë lekë për t’u kthyer në llogaritë bankare të përfituesve.

Reklamë Ola

Duke folur për funksionimin e administratës tatimore, Petrit Malaj theksoi se, pavarësisht volumit të lartë të deklaratave, procesi është menaxhuar në mënyrë efikase dhe nuk janë raportuar probleme pas afatit të 31 marsit.

Në total, këtë vit janë depozituar 310.700 deklarata, një numër që sipas tij përbën një sfidë për administratën, por që është përballuar me sukses pa krijuar vonesa apo bllokime në sistem.

Reklamë InterMedika