×
Wednesday, January 19, 2022

Për herë të parë, Tirana feston me paradën “RETRO CHRISTMAS”

December 20, 2021

Me gëzimin e festave të fundvitit u rikthye këtë fundjavë në Tiranë edhe parada e mjeteve historike “RETRO CHRISTMAS”

Parada e mjeteve retro shëtiti në rrugët e kryeqytetit shoqëruar nga babagjyshët dhe zonjat xhingël, me muzikën jazz & swing, ndërsa u ndal më pas në sheshin e ministrive, pranë pedonales deri vonë në mbrëmjen e djeshme.

Parada të tilla retro janë zhvilluar kohët e fundit në shumë qytete të vendit, por edhe në Kosovë, të cilat përveç shpalosjes së vlerave të koleksionit, krijojnë edhe atmosferë festive aty ku zhvillohen.

Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitetet e këtij lloji janë një manifestim i së bukurës mbi katër rrota.

Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.

Eunews.al

Comments are closed.