Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër 38 subjekte dhe 24 individë

09 Nov 2026 • 17:09
Shpërndaje:

Kanadaja ka njoftuar vendosjen e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, me synimin për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës dhe për të kufizuar kapacitetet e saj ushtarake në luftën kundër Ukrainës.

Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, në kuadër të samitit të G7-s në Paris.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë, në listën e sanksioneve do të shtohen 38 subjekte dhe 24 individë të tjerë, të cilët konsiderohen të përfshirë në aktivitete që mbështesin kapacitetet ushtarake ruse.

Reklamë Ola

Masat e reja synojnë veçanërisht industrinë e mbrojtjes së Rusisë, duke përfshirë aktorë të angazhuar në zhvillimin e teknologjisë së raketave balistike dhe në aktivitetet kibernetike.

Sipas autoriteteve kanadeze, qëllimi është kufizimi i aftësisë së Rusisë për të zhvilluar dhe mbështetur operacionet e saj ushtarake, si dhe rritja e kostos ekonomike të vazhdimit të luftës në Ukrainë.

Reklamë InterMedika

Paketa e re i shtohet masave kufizuese që Kanadaja ka ndërmarrë ndaj Moskës në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.