Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është i mendimit se nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re e jashtëzakonshme në vend.
Në një fjalim drejtuar opinionit publik vendas, ai tha se ”ekziston një rregullator ligjor në rast se ka nevojë të zbatohen masat, siç janë kufizimet apo vendosja e masave të tjera relevante”.
Presidenti Pendarovski deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy nga 30 ditë dhe dy nga 15 ditë.
Gjendja e fundit e jashtëzakonshme u shpall më 30 maj dhe skadon nesër, më 13 qershor.
Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme u kontestuan para Gjykatës Kushtetuese, por ajo vendosi se ”nuk ka bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre”.
Eunews.al


