Pas largimit të Grenell, Trump pritet të emërojë një ambasador të ri në Gjermani
Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.
I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.
“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.
Presidenti Trump e emëroi të mërkurën e kaluar Ambasadorin Richard Grenell si kreun e përkohshëm të zbulimit kombëtar, ndërsa është duke kërkuar për një kandidaturë për drejtor të përhershëm.
Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.
Eunews.al