Parlamenti Ukrainës emëron kreun e ri të bankës qendrore

07 Oct 2022 • 21:52
Shpërndaje:

Parlamenti i Ukrainës votoi sot për të emëruar Andrij Pyschnyj si kreun e ri të bankës qendrore, sipas medias ukrainase. Ai mori 290 vota, kur të nevojshme ishin vetëm 226.

Pyschnyj ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk dhe arriti të reformonte me sukses bankën shtetërore midis 2014 dhe 2020.

Pozicioni vakant i bankës qendrore u hap të marten pas dorëheqjes së Kyrylo Shevchenko për arsye shëndetësore.

Reklamë Ola

Në një postim në Facebook, Shevchenko u ankua se kishte dy vjet nën presionin politik.

Më herët, Shevchenko paralajmëroi për rrezikun e hiperinflacionit të shkaktuar nga shtypja e parave për të shmangur deficitin shtetëror.

Reklamë InterMedika

Pas dorëheqjes së tij, Shevchenko u padit për përvetësim fondesh nga banka shtetërore “Ukrhasbank”, të cilën ai e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2020. Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka përshkruar situatën si “një akt të persekutimit politik”.

Paraardhësi i tij, Yakiv Zmoliy ka konfirmuar gjithashtu një presionin politik në administratën e Zelensky.