COP17 mbyllet me plan për biodiversitetin, Greenpeace: Masat nuk mjaftojnë

31 Oct 2026 • 14:50
Shpërndaje:

Konferenca e 17-të e OKB-së për Biodiversitetin përfundoi në Jerevan të Armenisë me miratimin e një plani veprimi për përshpejtimin e mbrojtjes së natyrës deri në vitin 2030.

Përfaqësues nga afro 200 vende negociuan për gati dy javë mbi zbatimin e angazhimeve globale. Takimi u mbyll një ditë pas afatit të planifikuar.

Katër vite më parë, vendet miratuan 23 objektiva, përfshirë mbrojtjen e të paktën 30% të sipërfaqes tokësore dhe detare të planetit deri më 2030. Një raport i publikuar përpara konferencës paralajmëroi se arritja e tyre kërkon përshpejtim të ndjeshëm të masave.

Reklamë Ola

WWF e vlerësoi pozitivisht rezultatin, pavarësisht kompromiseve dhe angazhimeve më pak ambicioze nga sa pritej. Përfaqësuesja e saj, Heike Vesper, e cilësoi planin e veprimit si arritjen më të rëndësishme të konferencës.

Greenpeace, ndërkohë, pranoi se është përcaktuar një udhërrëfyes për zbatimin e objektivave, por paralajmëroi se masat e miratuara nuk i përgjigjen urgjencës së krizës së biodiversitetit.

Reklamë InterMedika