×
Monday, November 29, 2021

Paratë ruse, që po shtrembërojnë politikën britanike

December 10, 2019

Pavarësisht se, vetëm 4 vjet më herët, operativë rusë të spiunazhit kishin vrarë disidentin rus Alexander Litvinenko në tokë britanike, apo që në 2009, Sergei Magnitsky, avokat në një kompani britanike, vdiq në një qeli në Moskë, pasi kishte zbuluar korrupsionin e përmasave të mëdha në Kremlin. Cameron dhe Sekretarja e Brendshme e kohës, Theresa May bënë sikur asgjë nuk kish ndodhur dhe nxitën një “prurje masive të parave të pista ruse në Mbretërinë e Bashkuar”.

Oligarkëve iu dhanë viza dhe u lejuan të blinin pasuri të patundshme në Londër, duke fryrë ndjeshëm tregun e banesave. Dhe ata dhuruan bujarisht për Konservatorët – 4,5 milion dollarë që kur erdhi në pushtet Cameroni, përfshirë 650,000 dollarë vetëm vitin e kaluar. U shpërblyen. Konservatorët “punuan direkt me Ambasadën Ruse” për të më larguar mua, një ligjvënëse Laburist, nga pozicioni si kryetar i grupit parlamentar për Rusinë, sepse unë isha tepër kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin. Dikush mund të argumentojë se Konservatorët thjesht kanë qenë naivë ndaj Putinit. Por nëse Johnson refuzon të nxjerrë raportin, “përfundimi i vetëm do të jetë se ai është bashkëpunëtor dhe ka diçka për të fshehur”.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për