×
Saturday, October 23, 2021

Pandemia/ Dy ekonomistët e njohur, Angjeli dhe Civici promovojnë librin “Përballë krizës, sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”

July 22, 2021

Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, prof. Anastas Angjeli dhe Adrian Civici : Ja rekomandimet për ringritjen ekonomike

Dy ekspertët e njohur të ekonomisë, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli dhe Prof. Dr Adrian Civici, promovuan sot librin “Përballë Krizës – Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”. 

Mes personaliteteve të njohur të fushës ekonomike, politike dhe shkencave sociale në panel  ishin  të ftuar , Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko. 

Ky libër vjen si një analizë më e thellë  dhe e detajuar sa i përket  e zhvillimeve, ndikimeve  implikimeve, problemeve, e pasojave që kriza e koronavirusit  krijoi.

Dy ekspërtët e ekonomisë, kanë depërtuar në “zemër të mekanizmave të kësaj krize”, shumedimensionale, humane e shendetesore, ekonomike e sociale, financiare dhe teknologjike. Ata kanë analizuar gjithashtu   mendimin ekonomik shkencor, shkollat  e këtij mendimi, por dhe  të  një ndryshimi të madh praktik dhe  pasojat.

“Jemi përpjekur,  të ofrojmë, në formën e informimit, analizave, komenteve, përshkrimeve, dhe pse jo, dhe të rekomandimeve, atë që ka ndodhur me këtë krizë , si dhe, me çfarë skenaresh e periudhe kohore pritet të dilet prej saj”, u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli. 

Bashkëautori, Adrian Civici u shpreh se kriza e koronavirusit ishte një krizë ndryshe  pasi erdhi jashtë ekonomisë dhe financave, por me pasoja të forta në to, prandaj dhe sfidat që sjell me vete janë të përmasave  të reja.

“Sfidat që kemi përpara janë të mëdha dhe ne me modesti jemi përpjekur t’i japim përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen për të ardhmen, jo vetëm në fushën ekonomike dhe financiare  por në të gjitha fushat e tjera të implikuara”, tha Civici. 

Ministrja e Financave dhe ekonomisë Anila Denaj theksoi se e ardhmja është e vështirë të parashikohet, por çdo krizë sjell me vete edhe oportunitete. 

”Duke kuptuar se sa e vështirë ishte kjo krizë për bizneset ne duhet të bëjmë të mundur të orientojmë pikërisht në ato fusha ende të pashfrytezuara plotësisht ku egzistojnë këto oportunitete. Ky ishte një mësim i mirë që morëm nga kjo krizë globale”, u shpreh ministrja. 

Libri u vlerësua edhe nga të pranishmit e tjerë në panel. Ky libër vjen vetëm  një vit  pas  publikimit  të  librit “Kriza ekonomike – nw periudhwn e koronavirusit”. 

Dy autorët nënvizuan se libri pasues  nuk  ishte thjesht nje dëshirë por ishte dhe një detyrim ndaj lexuesve për shkak se, kur u shkruajt dhe u publikua pjesa e parë e këtij libri, pandemia dhe kriza ekonomike rrjedhoje e kësaj pandemie, ishte vetëm në fillesat e veta.

Eunews.al

Comments are closed.