×
Friday, March 29, 2024

OKB: Duhet koordinim global për vaksinat anti COVID-19

December 11, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres dënoi sot përgjigjen e fragmentuar ndaj pandemisë së COVID-19 dhe bëri thirrje për koordinim global në lidhje me vaksinat.

“Fatkeqësisht, qeveritë nuk kanë dhënë një përgjigje të përbashkët ndaj këtij kërcënimi global”,  tha ai gjatë një ndërhyrjeje në Forumin e Çmimit Nobel për Paqen në Oslo.

“Përgjigjja ka qenë e çrregullt dhe kaotike në vendet, rajonet dhe madje edhe në qytetet që konkurrojnë me njëri-tjetrin për mallra thelbësore dhe punëtorë të vijës së parë të frontit”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i KB-së në fjalimin e regjistruar.

Guterres nuk dha një shembull specifik për të mbështetur vërejtjet e tij, por bëri thirrje për reforma me qëllim korrigjimin e pabarazive në bazë të marrëdhënieve aktuale botërore me qwllim që të mos ndodhë e njwjta gjw edhe nw qasjen në vaksinat e reja antiCOVID-19, që duhet të jenë një e mirë publike globale.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments