Nufi: Siguria kombëtare duhet t’i bashkojë partitë

01 Nov 2026 • 18:54
Shpërndaje:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se siguria kombëtare duhet të qëndrojë mbi ndarjet partiake, ndërsa theksoi rëndësinë e modernizimit të Forcave të Armatosura dhe bashkëpunimit me aleatët.

“Siguria kombëtare duhet të jetë bipartizane. Armiku nuk të pyet cilës parti i përket”, u shpreh ai në emisionin “Hard Talk”, në platformën Media Radar.

Nufi e cilësoi marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.

Reklamë Ola

Ai vlerësoi rolin e Uashingtonit në NATO, duke i përshkruar SHBA-të si aleatin kryesor brenda Aleancës dhe fuqinë më të madhe ushtarake në botë.

Sipas ministrit, takimet me homologët e NATO-s dëshmojnë qëndrime të përbashkëta për sigurinë, të konfirmuara, siç tha ai, edhe në takimin e fundit në Ankara.

Reklamë InterMedika