Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

01 Nov 2026 • 10:48
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën, duke publikuar në rrjetet sociale pamje të sofrës së gurtë përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”.

Rama ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozimet e tyre, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për nevojat e studentëve dhe pedagogëve.

Protestuesit nuk e kanë pranuar deri më tani ftesën dhe këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve.

Reklamë Ola

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku u shënuan edhe akte dhune e përplasje me policinë. Në tubime morën pjesë edhe deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike.