Nufi në NATO: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

17 Nov 2026 • 22:34
Shpërndaje:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të zhvilluar në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u diskutua vijimi i mbështetjes së koordinuar ndërkombëtare për Ukrainën përballë agresionit rus.

Gjatë takimit, ministri Nufi theksoi rëndësinë e ruajtjes së angazhimit ndërkombëtar për Ukrainën, me synimin për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës dhe arritjes së një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sipas tij, mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën është pjesë e përgjegjësive të vendit si anëtar i NATO-s dhe e angazhimit për mbrojtjen e sigurisë kolektive.

Reklamë Ola

“Si një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, Shqipëria e konsideron këtë si angazhim ndaj vlerave që na bashkojnë, ndaj së drejtës së një kombi për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e tij”, u shpreh Nufi.

Ministri nënvizoi gjithashtu se kontributi i Shqipërisë synon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në hapësirën euroatlantike.

Reklamë InterMedika

Takimi u organizua nën kujdesin e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe përfaqësuesit britanik të Mbrojtjes, sipas njoftimit.