Nga drejtimi i QSUT te pushteti vendor, Anxhela Paparizo merr detyrën e rëndësishme shtetërore

05 Oct 2026 • 16:00
Shpërndaje:

Anxhela Paparizo është emëruar drejtoreshë e re e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, duke marrë një tjetër detyrë të rëndësishme në administratën shtetërore, pas drejtimit me sukses të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Paparizo, e njohur edhe për angazhimin e saj si përfaqësuese e diasporës shqiptare në Kanada, do të drejtojë një prej strukturave kyçe në mbështetje të pushtetit vendor dhe proceseve të reformimit të tij.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo prezantoi sot ekipin e ri drejtues për çështjet e pushtetit vendor, ku krahas Anxhela Paparizos në krye të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, u prezantua edhe Oltjon Muzaka si zëvendësministër përgjegjës për pushtetin vendor.

Reklamë Ola

Ekipi i ri përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë reformat në proces, përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimin, forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në fokus do të jenë gjithashtu programe si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, me synimin që ato të përkthehen në zhvillim konkret në territor dhe më shumë mundësi për komunitetet.

Reklamë InterMedika

Ministri Demo theksoi nevojën për koordinim më të fortë, lidership dhe angazhim maksimal të ekipit, me synimin për një pushtet vendor më të aftë, modern dhe më pranë qytetarëve.