Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë raportimin se presidenti amerikan Donald Trump pengoi Izraelin të ndërmerrte një sulm ndaj Iranit në fillim të tetorit.
“Ky raportim është i pasaktë”, deklaroi Netanyahu për Channel 7, pa dhënë hollësi mbi bisedat e fundit me presidentin amerikan për Iranin.
Reagimi pasoi një artikull të Financial Times, sipas të cilit Izraeli kishte përgatitur një ofensivë disaditore ndaj objekteve bërthamore dhe energjetike, si dhe strukturave të regjimit iranian.
Duke cituar burime, gazeta raportoi se Trump kishte kundërshtuar rifillimin e konfliktit përpara zgjedhjeve amerikane të mesmandatit, të planifikuara për më 3 nëntor.
Netanyahu nuk zbuloi detaje të tjera mbi planet e mundshme ushtarake apo qëndrimin e Uashingtonit.


