×
Sunday, June 7, 2020

Nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore, si do procedohet në kushtet e pandemisë

June 7, 2020

Plot 31 mijë nxënës do të nisin ditën e nesërme, 8 qershor 2020, në orën 10:00 provimet e Maturës Shtetërore, i cili do të zgjasë plot dy orë.

Këto provime do të zhvillohen nën masa të larta sigurie, ndërsa testi i parë të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj.

Pandemia e koronavirusit dhe masat mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës kanë bërë që këtë vit çdo shkollë të kthehet në qendër provimesh. Tezat dhe kohëzgjatja e provimeve të maturës 2020  janë të kushtëzuara nga situata e pandemisë.

Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa, ndërsa përmban 60 pyetje gjithsej. Ndërsa të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Këtë herë edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Më e rëndësishmja e këtij procesi është fleta e përgjigjeve pasi do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik.

Duhet theksuar se vështirësia e Maturës Shtetërore do të jenë të shkallëzuara sipas nivelit të nxënësve., 40% të pyetjeve janë për nivelin e 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që do të ndajnë nxënësit e 9-s nga ata të 10.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për