Nënshkruhet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë

14 Aug 2026 12:20
Shpërndaje:

Shqipëria e mirëpret nënshkrimin nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm që u garanton qytetarëve shqiptarë njohjen e periudhave të punës dhe transferimin e kontributeve të tyre shoqërore edhe në Poloni.

Kjo marrëveshje i bashkohet marrëveshjeve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur me vende si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria, Kanadaja dhe të tjera.

Reklamë Ola

Sipas MEPJ-së, marrëveshja garanton më shumë të drejta e mundësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.