×
Tuesday, October 3, 2023

Negociatat, Von der Leyen: Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

March 24, 2020



“Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe BE”, e cilësoi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vendimin e sotëm të ministrave të Çështjeve Europiane të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritë jeshile për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE ta miratojnë këtë javë”, u shpreh ajo.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Europian”, theksoi Von der Leyen, duke përgëzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonsië së Veriut, Oliver Spasovski.

Ministrat e Çështjeve Europiane të Bashkimin Europian ranë dakord njëzëri sot që të hapin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments