×
Monday, November 29, 2021

Morawiecki: Miliona migrantë drejt Europës nëse kontrollet dobësohen

November 18, 2021

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki paralajmëroi se Evropa do të ketë një fluks prej miliona migrantësh, nëse politikat kufitare mbeten të dobëta.

Duke folur në një intervistë për tabloidin gjerman ”Bild”, ai theksoi se nuk përjashton as rrezikun e një lufte në funksion të zhvillimeve në kufirin polako-bjellorus.

“Nëse nuk mund të mbajmë mijëra migrantë jashtë kufijve tani, atëherë së shpejti do të ketë qindra mijëra, miliona që do të vijnë në Evropë”, tha Morawiecki për ”Bild”.

“Nëse nuk i mbrojmë kufijtë tanë në Evropë në mënyrë të vendosur, atëherë miliona persona nga Afrika apo Lindja e Mesme do të përpiqen të vijnë në Evropë dhe veçanërisht në Gjermani”, shtoi ai.

Morawiecki e përshkroi situatën në kufirin me Bjellorusinë si të qëndrueshme, por me rrezik në rritje.

“Forcat bjelloruse po provokojnë gjithnjë e më shumë. Ne polakët jemi të vendosur të mbrojmë kufirin tonë lindor të Evropës dhe madje edhe NATO-n”, theksoi ai.

Eunews.al

Comments are closed.