Mitsotakis hedh poshtë idenë e zgjedhjeve të parakohshme

08 Apr 2021 15:45
Shpërndaje:

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e kundërshtoi vendosmërisht idenë e zgjedhjeve të parakohshme në vend duke thënë se qeveria e tij do ta përfundonte mandatin e saj.

“Në fund të mandatit tonë katërvjeçar, unë dua që qytetarët të gjykojnë vetë nëse preferojnë katër vitet e Mitsotakis apo katër vitet e mëparshme të Alexis Tsiprasit”, deklaroi kryeministri grek.

Ai u bëri thirrje qytetarëve më të moshuar grekë që të vaksinoheshin kundër koronavirusit dhe hodhi poshtë zërat se kjo do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Reklamë Ola

“U bëj thirrje të moshuarve, ju lutem vaksinohuni sa më shpejt që të jetë e mundur, vaksinat janë një mbrojtje… është një akt themelor i vetëmbrojtjes”, theksoi ai.

”Në shtator qeveria do të rishikojë idenë e bërjes së vaksinimit të personelit mjekësor të detyrueshëm”, sipas Mitsotakis.

Reklamë InterMedika

Kryeministri nuk pranoi të tregonte një datë për rihapjen e plotë të bizneseve të ushqimit  dhe tha se vlerësimi i tij se kjo do të ndodhte pas Pashkës ortodokse, më 2 maj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x