Ministri Salla nis punën: Adresojmë zgjidhjen e problematikave në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural
September 22, 2025
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në ditën e parë të punës ka zhvilluar një takim me stafin dhe drejtues të ministrisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Salla thekson se ka kërkuar nga stafi që të evidentohet çdo problematikë dhe të adresohet zgjidhje në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural.
Ministri Salla pa humbur kohë vendosi gjithashtu edhe prioritetet kryesore të dikasterit që ai drejton për ndërhyrjet që lidhen me mbështetjen e fermerëv, rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, nxitjen e agroturizmit dhe përdorimin më efikas të fondeve publike dhe programeve mbështetëse për të realizimin e synimit madhor Shqipëria 2030 anëtare e BE.







