Ministri gjerman kërkon bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Francën

07 Feb 2022 22:29
Shpërndaje:

Ministri gjerman përgjegjës për Ekonominë dhe kundër Ndryshimeve Klimatike, Robert Habeck, premtoi sot bashkëpunim të ngushtë me Francën gjatë vizitës së tij të parë në Paris që nga marrja e detyrës.

Habeck, një anëtar i të Gjelbërve të Gjermanisë që shërben gjithashtu si zëvendëskancelar, zhvilloi një takim me ministrin francez të Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire ku diskutuan mënyrat për të luftuar ndryshimin e klimës duke siguruar prosperitet dhe vende pune.

Bashkëpunimi në politikën industriale dhe rritja e sovranitetit dixhital dhe strategjik evropian ishte në krye të axhendës.

Reklamë Ola

“Ne duhet të investojmë për të rritur ekonominë e vendeve tona, në mënyrë që të kombinojmë inovacionin, vendet e punës dhe prosperitetin ekonomik me përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike në të gjithë Evropën”, tha Habeck.

Ai vuri në dukje se Franca dhe Gjermania kanë tradita të ndryshme dhe interesa tregtare duke shtuar se këto dallime e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë në politikën ekonomike dhe financiare.

Reklamë InterMedika

Sipas Habeck një marrëveshje ishte arritur për të ngritur çështjet thelbësore në mënyrë më efektive dhe më të shpejtë me synimin për të ndjekur një rrugë të unifikuar për të mirën e Evropës në tërësi, tha Habeck.