×
Monday, November 29, 2021

Merr fund “odiseja” e Sarajeve të Toptanëve, shpronësohen të gjithë bashkëpronarët

October 22, 2021

Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Sot, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ka aprovuar shpronësimin e të gjithë bashkëpronarëve dhe kështu i hapet rrugë projektit për ta shndërruar këtë godinë në funksion të artit të Kulturës.

Kjo godinë, së cilës iu vu flaka qëllimisht mesnatën e 17 gushtit, do të rikonstruktohet e do të vihet në dispozicion të qytetarëve që përveç shndërrimit të saj në një muze, do të ketë edhe një librari ‘American library’, për të cilën ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë me dije se ka filluar dialogu me qeverinë amerikane.

“Sot qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimi të kësaj godine, kjo i vë fundin një episodi të gjatë, ku e dini që kaloi në një ngjarje tragjike ku i vunë flakën, sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane”, tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Ndalur te një nga çështjet që ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, shembja e Cirkut Kombëtar, Margariti tha se Ministria ka gati 2 plane, afat shkurtër dhe afagjatë.

“Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtër, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës”, tha ministrja.

Zjarri te Sarajet e Toptanëve dhe akuzat që pasuan

Sarajet e Toptanëve mesnatën e 17 gushtit iu vu flaka qëllimisht. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe kamerat kanë filmuar autorin i cili po vraponte pak pasi ndezi 2 vatra zjarri në pjesën e pasme të Sarajeve.  Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, nisi të ruhej nga policia dhe do të shndërrohet në një muze. Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që drejtoi gishtin nga bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Bujar Nishanit, pasi sipas tij e kanë bërë me qëllim që të ndalin shpronësimin dhe krimin e kësaj godine në muze, por ish-presidenti e ka mohuar kategorikisht duke e quajtur si një akuzë kriminale.

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve

-Majlinda Skënder Këllezi

-Haluzi Hamza Kosova

-Asim Reshat Zajmi

-Artan Reshat Zajmi

-Lijana Reshat Hoxholli

-Shqipe Kosova

-Ermira Petrit Kosova

-Sokol Pertit Kosova

-Astrit Akif Përmeti

-Arjan Astrit Përmeti

-Aida Astrit Podgorica

-Ali Mustafa Kosova

-Isuf Fehmi Kazazi

-Kemal Sami Pashollari

-Ismiha Sami Pirgu

-Flutura Ramadan Llapaj

-Fatbardh Abdulla Kazazi

-Evelina Cara

-Irma Skënderi

-Diana Abdulla Kellezi

-Xhelal Shazivar Stermasi

-Saimir Shazivar Stermasi

-Adnan Shazivar Stermasi

-Fatri Shazivar Stermasi

-Vi&Vi shpk

Historiku i Sarajeve të Toptanëve që iu vu flaka

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Në fazën e parë kanë qënë me çardak e hajat në ballin kryesor. Shtëpia e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambjentet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambjentet e ndenjes dhe anekset e shërbimit, shkallët që ndërlidhin katet janë një ramëshe druri. Në fazën e dytë, në fillim të shek. XX, u bë një rikostruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar aty ka qenë selia e Legatës së SHBA. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka nje siperfaqe rreth 354 m2 dhe lartesia arrin deri në 12 m. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Brenda në banese ndodhet një “Hamamxhik”, që do të thotë hamam kur ka dimension të vogël dhe ndodhet në hapësirën private të shtëpisë. Këto elemente janë indikatore të zhvillimit të teknikës, stilit të ndërtesave dhe zhvillimit ekonomiko-social të Tiranës në ato vite.

Eunews.al

Comments are closed.