Merkel: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE me interes strategjik
July 5, 2021
Kancelarja Angela Merkel u shpreh sot se i sheh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian për arsye strategjike.
“Është në interesin e vetë Bashkimit Europian ta çojë procesin përpara”, tha Merkel.
“Bashkëpunimi më i fortë rajonal, i promovuar që nga viti 2014, tashmë ka arritur sukseset e para, të tilla si një marrëveshje roaming që sapo ka hyrë në fuqi”, shtoi ajo.
Merkel tha, gjithashtu, se Gjermania do të japë tre milionë doza vaksinash antiCOVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Eunews.al