Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, thuhet në media.
Sipas mediave, masa e sigurisë, e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe e miratuar nga GJKKO, vjen në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga SPAK lidhur me Ergys Agasin, pjesë e dosjes së njohur me emrin “AKSHI”. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Operacioni është ende në vijim dhe mësohet se hetimet për këtë fraksion të dosjes nisën pas këqyrjes së celularëve që iu sekuestruan Agasit në zyrë.
SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesat e zyrtarëve të tjerë të policisë.


