×
Sunday, October 1, 2023

Mbrojtja Civile gjermane ngre alarmin: Do të përballemi me ndërprerje të energjisë elektrike, furnizohuni me ushqime dhe qirinj

November 19, 2022



Kreu i Agjencisë Federale të Mbrojtjes Civile, Ralf Tischler dha alarmin për ndërprerjet e energjisë elektrike në Gjermani për dimrin e ardhshëm

Ai tha se në shtëpinë e tij tashmë ka ruajtur ujë, si dhe disa kuti me konserva, të mjaftueshme për dhjetë ditë.

Më tej shtoi se përveç furnizimeve, mbi të gjitha ka nevojë për një radio me bateri dhe qirinj, si dhe dokumentet personale më të rëndësishme që disponohen në rast emergjence.

“Shteti dhe kompanitë, të cilat janë kryesisht në duart e sektorit privat, duhet të punojnë së bashku më ngushtë për këtë situatë”, sipas kreut të Shërbimit Federal të Mbrojtjes Civile.

Gjatë intervistës ka bërë me dije se është e nevojshme të mbrohen objektet nga ndërprerjet e energjisë elektrike me gjeneratorë emergjence.

Nëse furnizimi me energji elektrike ndërpritet për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë rrjeti fiks do të ndërpritet dhe për këtë arsye në një moment njeriu nuk do të jetë më në gjendje të karikojë celularin e tij.

Por para kësaj, rrjeti telefonik në tërësi mund të prishet, sepse antenat e transmetimit kanë nevojë për energji elektrike  e cila sipas tij nuk do të jetë më e disponueshme.

“Atëherë njerëzit nuk do të jenë më të aksesueshëm,” shpjegoi Tischler.



Comments are closed.