Mbreti Charles III emëron Andy Burnham kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar
Udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste, Andy Burnham, u emërua këtë të hënë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pasi mori mandatin për formimin e qeverisë nga mbreti Charles III.
Pallati Buckingham njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se monarku i kërkoi Burnham të formojë qeverinë e re britanike.
Burnham, 56 vjeç, u prit në Pallatin Buckingham në mesditë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij me origjinë holandeze, Marie-France van Heel. Pas ceremonisë, ai u drejtua për në rezidencën zyrtare të kryeministrit në 10 Downing Street, ku nisi zyrtarisht mandatin.
Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit merr drejtimin e qeverisë në një moment sfidues për Britaninë, ndërsa Partia Laburiste synon të rikthejë besimin e qytetarëve pas ndryshimeve në udhëheqjen e saj.
Me emërimin e Burnham, ai bëhet kryeministri i katërt që emërohet nga mbreti Charles III që prej ngjitjes së tij në fron në shtator të vitit 2022.







