Marta Kos prezanton planin: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027

04 Nov 2026 • 13:43
Shpërndaje:

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, pritet të prezantojë sot, në orën 13:00, në Parlamentin Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin, përfshirë kalendarin e parashikuar për ecurinë e negociatave me Shqipërinë.

Sipas një burimi diplomatik në Bruksel, të cituar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Kos pritet të deklarojë se Shqipëria do të mbyllë gjashtë kapituj negociues deri në fund të vitit 2026 dhe 25 kapitujt e mbetur deri në fund të vitit 2027.

Krahas progresraportit, komisionerja do të paraqesë edhe një udhërrëfyes me afate konkrete për vendet që synojnë anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Reklamë Ola

Për Shqipërinë, kalendari i raportuar parashikon përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Mbyllja e negociatave është një etapë drejt anëtarësimit dhe nuk përbën hyrje automatike në Bashkimin Europian.