Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka porositur sot 200 mijë doza të vaksinës anti–Covid-19 nga Kina.
Dozat e vaksinës “SinoVac” pritet të vijnë brenda shkurtit, teksa vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ashtu si në disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka nisur ende.
Maqedonisë së Veriut iu premtuan edhe vaksina nga Serbia e Bullgaria në formë ‘dhurate’, por ende nuk i janë dhënë për shkak të problemeve që ka tashmë Europa me furnizimin me vaksina nga kompanitë farmaceutike perëndimore.
eunews.al


