×
Friday, March 5, 2021

Maqedonia e Veriut porosit 100 mijë doza të vaksinës “Sputnik V” nga Rusia

February 21, 2021

Maqedonia e Veriut ka vendosur që të blejë 100 mijë doza të vaksinës “Sputnik V” nga Rusia.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Zoran Zaev, i cili deklaroi se u ka dhënë institucioneve udhëzimet që të porosisin dozat nga Rusia.

“Të shtunën mora informacion nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce se ne kemi kapacitet, në përputhje me marrëveshjet e përfunduara dhe ato të paguara, të porosisim 100,000 doza të vaksinave tjera që do të plotësonin planin e përgjithshëm, dhe nuk do të shkaktojnë vaksina të tepërta…Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me 100 mijë vaksina ruse. Gjithçka që ka të bëjë me vaksinat, ne kemi bërë punën tonë, porositë, kontratat…”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Maqedonia e Veriut është në bisedime me Pfizer për të suiguruar 800 mijë doza të vaksinës amerikane, ndërkohë që e ka filluar vaksinimin me dozat që i dhuroi Serbia dhe me doza të vaksinës kineze.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për