×
Wednesday, May 14, 2025

Macron letër Kurtit: Duhet të vazhdohet dialogu me Serbinë, do t’ju mirëpres në Paris për të folur për këtë temë

April 1, 2021


Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron.

Ai ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

Në letrën e tij Macron ka theksuar edhe luftën kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments