Macron kërkon solidaritet buxhetor europian kundër koronavirusit

28 Mar 2020 10:56
Shpërndaje:

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili mbështet “kreditë korona” përballë rezervave të Berlinit, kërkoi solidaritet buxhetor europian dhe mohoi se kishte injoruar sinjalet e Italisë që tregojnë përkeqësimin e krizës shëndetësore, në një intervistë për gazetat italiane.

Nëntë vende europiane, përfshirë Francën, kërkuan të mërkurën krijimin e një kredie të përbashkët në të gjithë Bashkimin Europian për t’i bërë ballë koronavirusit duke rritur presionin ndaj Gjermanisë, që kundërshton çdo bashkim të borxheve.

“Ne nuk do ta kapërcejmë këtë krizë pa një solidaritet europian të forte, në nivelin shëndetësor dhe buxhetor”, theksoi presidenti francez, Macron në një intervistë për gazetat “Corriere de la Serra”, “La Stampa” dhe “La Repubblica”.

Reklamë Ola

“Përballë rezervave të vendeve si Gjermania nuk mund ta humbim këtë luftë”, nënvizoi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x