Lotaria Amerikane DV-2027 mbetet e mbyllur, Apeli pezullon urdhrin për hapjen

30 Oct 2026 • 22:09
Shpërndaje:

Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën amerikane të hapte regjistrimet për Lotarinë Amerikane DV-2027.

Vendimi i 29 tetorit lejon që regjistrimet të mbeten të mbyllura gjatë shqyrtimit të ankimit të administratës Trump. Nuk është shpallur një datë e re për nisjen e aplikimeve.

Çështja nisi pas padisë së studios ligjore të imigracionit Red Eagle Law, e cila kërkoi që Departamenti i Shtetit të detyrohej të hapte programin.

Reklamë Ola

Më 14 tetor, gjyqtarja federale Jinsook Ohta vendosi në favor të paditësit, duke urdhëruar shpalljen e periudhës së regjistrimit deri më 29 tetor dhe hapjen e aplikimeve më 1 nëntor.

Gjykata e Apelit nuk dha një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e mosçeljes së regjistrimeve. Në vendimin e përkohshëm, ajo ngriti çështjen nëse studioja ligjore kishte bazën e nevojshme për të kundërshtuar veprimin e Departamentit të Shtetit.

Reklamë InterMedika

Programi i Vizave të Diversitetit parashikon deri në 55 mijë viza në vit për shtetasit e vendeve me nivele të ulëta emigrimi drejt SHBA-së.

Procesi gjyqësor do të vijojë në apel, ndërsa aplikimet për DV-2027 mbeten të mbyllura.