“Lidershipi serioz është arti për të shmangur kolapsin”/ Kryeministri Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë vite më parë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit, ku u nderua edhe profesor Ricardo Haussman.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ndau edhe porositë që profesori Ricardo Haussman i kishte dhënë vite më parë, për drejtimin e vendit.
“Ricardo erdhi në konkluzionet e veta për burimet, por në listën e tij e rëndësishme ishte që pa ditur ai më vuri përpara të njëjtën listë që dikush tjetër disa dekada më parë gjatë Shqipërisë komuniste i quajtur Franz Josef Strauss vuri në tavolinë në regjimin komunist të atëhershëm. Por ajo që më bëri përshtypje nuk ishte vet lista, ishte mënyra se si e shikonte ai vendin, Ricardo e shikonte Shqipërinë, jo si një problem për t’u zgjidhur, jo si një rast studimor, jo si një vend tjetër, diku në një cep të Evropës.
Ai e shikonte Shqipërinë si një energji të fshehur dhe potencial pambarim dhe për njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra nga brenda vetes, përse nuk mund t’ia dalin dhe leksione pafund nga jashtë për mënyrën se si mund të kesh sukses, e gjithë kjo dukej si një muzikë krejt e re. Sepse Ricardo nuk i qaset vendeve ashtu sikurse mekaniku i qaset një makine të prishur, por si kartograf, ai kërkon kapacitete, madje dhe ato që duken të padukshme dhe janë të padukshme për vetë vendasin. Ai nuk pyet se çfarë është ky vend? Po çfarë mund të bëhet dhe kjo është thellësisht diçka e rrallë në mënyrë të veçantë në epokën tonë kur është gjithmonë më e lehtë të parashikosh kolapsin sesa të përfytyrosh progresin.
Dhe gjatë viteve Ricardo më ka thënë shumë, shumë gjëra, disa jo aq të mira, disa frymëzuese, disa tepër të shtrenjta për t’i mësuar siç duhet. Për shembull, ai më tha se të luash me makroekonominë është si të luash me ujkun që fshihet në pyll. Në fillim ti mendon se pylli është i qetë dhe thjesht mund të luash aty dhe papritur shfaqet ujku dhe të kujton se mund të të kafshojë dhe të të kafshojë fort. Kur je në politikë nuk është gjithmonë një lajm i mirë një gjë e tillë. Ekonomistët si Ricardo të shpjegojnë se realiteti është për të dërguar fatura dhe së bashku me këtë mësim erdhi dhe një tjetër ndoshta dhe më i rëndësishëm, ai më tha se nëse parandalon diçka, duhet të jesh i kujdesshëm. Asnjë debat televiziv nuk do të lidhet me një fenomen negativ që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe të parandalosh gjënë e gabuar është shpesh një nga kontributet më të mëdha që një lider mund t’i bëjë vendit.
Kjo është një filozofi shumë e vështirë për politikën demokratike, por Ricardo më ka thënë se lidershipi serioz është pikërisht arti për të shmangur kolapsin dhe sa herë bëhesha tepër dramatik për problemet Ricardo më vështronte me buzëqeshjen e tij dhe më thoshte, “zoti kryeministër ju nuk mund ta merrni me mend se sa shumë njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja” dhe kjo ishte mënyra e tij elegante për të thënë se mos u anko më dhe mos e fajëso më veten. Vendi juaj është goxha mirë! Po ecën mirë! Vendet nuk ndryshojnë nga ato që kanë, por nga ato që dinë”, u shpreh Kryeministri Rama.







