Librazhdi çel sezonin turistik me “Egnatia Fest 2026” në Parkun e Qershive
Librazhdi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin “Egnatia Fest 2026”, të organizuar në Parkun e Qershive, ku u promovuan natyra, historia, tradita dhe potenciali turistik i zonës.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 54 biznese lokale, të cilat prezantuan produkte dhe shërbime nga fusha e gastronomisë, agroturizmit dhe artizanatit, duke krijuar një panair të gjerë promovues për vizitorët dhe të pranishmit.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rolin e sipërmarrjeve lokale dhe rëndësinë e nxitjes së turizmit në zhvillimin ekonomik të zonës.
Sipas organizatorëve, “Egnatia Fest 2026” synon të kthehet në një traditë të përvitshme që mbështet promovimin e turizmit dhe ekonomisë lokale gjatë sezonit veror në Librazhd.










