×
Thursday, September 28, 2023

“Lëvizja Vetëvendosje, ndërmarrje kriminale që ka kapur qeverinë”

April 29, 2020



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit.

Sveçla ka hedhur dyshime se presidenti Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë, teksa ka deklaruar se nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit.

Kreu i shteti te kosoves, Thaçi deklaroi se që nga çlirimi i Kosovës, nga Shqipëria në Kosovë ka hyrë në procedura të njëjta tash e 20 vite/

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që janë shnderruar e qe ju intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi. Edhe sa ju perket masave te tjera u bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as z. Pacolli”, ka deklaruar presidenti Thaçi në Rtv Dukagjini.

“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë te gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.

Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments