×
Sunday, May 28, 2023

“Lëvizja pa viza në rajon mund të shpëtojë turizmin”

April 19, 2020



Ndërsa kjo pandemi ka mbërthyer miliarda njerëz në shtëpitë e tyre, tashmë një sektor po ndjen goditjen: Turizmi. Një në pesë udhëtime të planifikuara për vitin 2020 është anuluar. Dhe kjo e vështirëson situatën, duke ditur që turizmi kontribuon në 10.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 11.4 % e punonjësve i përkasin sektorit të Udhëtimit dhe Turizmit, që do të thotë se rëniet në këtë skemë punësimi do të bëhen fakt shumë shpejt’, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, të listuara nga sektori i Turizmit.

“Çfarë do të bëjnë autoritetet për të reduktuar efektet negative të krizave, për të mbështetur turizmin dhe për të tërhequr vizitorët në rajonin tonë? A do jetë e mjaftueshme mbështetja financiare? Sa do i lehtësojë vuajtjet lehtësimi për tatimet? Çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet? Rajoni ka nevojë për shumë turistë. Po sikur të lehtësojmë sistemin e vizave apo pa regjim vizash për të udhëtuar brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor? A mund ta fillojmë nga shtëpia (rajoni ynë)?  Ne mund tu bëjmë apel të gjithëve që të mblidhen tani, në një front të bashkuar, për të kufizuar uljet e pashembullta të të ardhurave nga turizmi. Le të fillojmë marketingun dhe promovimin e ideve të reja se si ta shpëtojmë sektorin”, përfundon Bregu.

Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, i zbatuar nga RCC dhe i financuar nga BE, bëri një studim me agjencitë e turizmit dhe operatorët që punojnë nga Ballkani Perëndimor, që do të publikohet së shpejti.

Rezultatet paraprake tregojnë se 42 % e agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë kanë filluar tashmë të ulin kostot dhe të largojnë punonjës. Rreth 20 % e tyre tashmë kanë ndaluar punën, ndërsa 41 % kanë burime të mjaftueshme për të mbajtur aktivitetin normal vetëm në deri 3 muaj.

Të luftosh vetëm në këto rrethana të vështira mund të jetë shumë e vështirë, prandaj 72% e agjencive dhe operatorëve në sektorin e turizmit në rajon presin mbështetje nga qeveritë e tyre, në mënyrë që të rifillojnë aktivitetin pasi të përfundojë bllokimi i shkaktuar nga shpërthimi i Covid-19.

Ndikimi i pandemisë së koronavirusit është i madh në të gjithë botën dhe Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se të ardhurat ndërkombëtare në gjithë globin për vitin 2020 mund të bien me 20% madje me 30%, që do të thotë se ky sektor mund të humbasë rreth 7 vjet të rritjes, në nivel europian do të thotë humbje me 1 miliard në muaj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments