×
Sunday, July 5, 2026

Lamallari publikon pamjet nga sulmi në Komisariatin nr. 3: Dhuna u nxit nga dezinformimi

July 5, 2026


Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë mesnatës në ambientet e Komisariatit nr. 3, ku, sipas tij, një grup protestuesish të maskuar kryen akte vandale ndaj godinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga dëmtimet e shkaktuara, Lamallari e cilësoi ngjarjen si pasojë të një klime të nxitur nga dezinformimi dhe retorika e papërgjegjshme.

“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’, por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simbolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane”, shkroi Lamallari.

Ministri theksoi se, pavarësisht incidenteve, objektivi i vendit mbetet i pandryshuar.

“Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare #Shqipëria2030 dhe asgjë nuk na ndal”, përfundoi ai.




Comments are closed.