×
Thursday, May 7, 2026

Lamallari në OKB: Shqipëria më tërheqëse për kthimin e diasporës dhe investimet

May 7, 2026


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet në një vizitë zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit, i cili po zhvillohet në Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një paneli me temë “Migracioni si forcë krijuese”, Lamallari prezantoi përvojën e Shqipëria dhe qasjen gjithëpërfshirëse ndaj migracionit, duke e lidhur atë me zhvillimet politike, ekonomike, ligjore dhe të sigurisë në vend.

“Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt Samiti i 4 i Diasporës, si një moment celebrimi i angazhimeve të ndërmarra qysh në Samitin e Parë, ku premtuam votën e diasporës dhe ajo sot është realitet. Theksova gjithashtu se vendi ynë është më tërheqës për të gjithë ata që duan të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre,” u shpreh ministri.

Ai shtoi se Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme ekonomike vitet e fundit, duke theksuar se Prodhimi i Brendshëm Bruto është dyfishuar dhe synimi është që deri në fund të dekadës të arrijë në 35 miliardë euro.

“Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, sot arrijmë në rreth 11 mijë euro. Ambicia është të shkojmë në 15 mijë euro për frymë në fund të kësaj dekade,” deklaroi Lamallari.

Ministri nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të turizmit dhe investimeve të huaja, duke përmendur se vendi ka pritur rreth 12 milionë turistë vitin e fundit dhe investimet e huaja kanë arritur në 1.6 miliardë euro.

Ai theksoi se migracioni, siguria, ekonomia dhe liritë politike janë të ndërlidhura ngushtë me transformimin e vazhdueshëm të shoqërisë shqiptare.

Në seancën plenare të forumit, ku pritet të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ministri Lamallari do të mbajë një fjalim mbi politikat migratore të Shqipërisë dhe rolin e saj në Ballkani Perëndimor dhe më gjerë në Evropë.




Comments are closed.