×
Wednesday, November 6, 2024

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i jep besimin qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaev

August 31, 2020


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dielën pak para mesnate, vendosi me 62 vota pro dhe 51 kundër që qeveria e re do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Kryeministri i porsazgjedhur Zoran Zaev, në fjalimin para deputetëve ka artikuluar edhe prioritet e këtij mandati qeverisës ku në fokus do të jetë ngritja e standardit të jetesës së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përballja me pandeminë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, reformat në administratë e gjyqësor, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ndërkohë deputetët e opozitës të kryesuar nga VMRO-DPMNE u shprehën se mandati i dytë do të jetë një vazhdimësi i rrënimit të ekonomisë, rritje e korrupsionit dhe krimit të organizuar por mbi të gjitha do të vazhdojë akti I ‘tradhëtisë së kombit’ duke ju referuar ndryshimit të emrit.

Opozita shqiptare nëpërmjet deputetëve e cilësuan premtimin për kryeministrin shqiptar  si “mashtrimin e madh të BDI-së”.

Si pasojë e marrëveshjes me LSDM të Zaev, BDI-ja në qeverinë e re do të përfaqësohet nga gjashtë ministri.

Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet Artan Grubi, një nga eksponentët më të rëndësishëm të BDI. Ministria e Punëve të Jashtme do ta përfaqësohet gjithashtu nga një shqiptar nga rradhët e BDI,  Bujar Osmani. Fatmir Besimi do të drejtojë Ministrinë e Financave. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kurse ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, pritet të jetë Jeton Shaqiri. Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Në raport me zgjedhjet e mëparshme, këto zgjedhje kanë rritur dukshëm përfaqësimin e grupit etnik shqiptar në postet e rvndësishme ministrore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments