Kriza nga koronavirusi, Merkel premton mbështetje për kulturën

09 May 2020 • 17:18
Shpërndaje:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel siguroi publikun se qeveria do të mbështeste sektorin kulturor, që ka pësuar humbje të mëdha për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e koronavirusit.

Në mesazhin e saj të përjavshëm, Merkel tha se po hartoheshin strategji për të siguruar higjienën e duhur dhe respektimin e masave të sigurisë në teatro, salla koncertesh dhe opera, pasi qeveria të lejojë hapjen e tyre.

“Jemi të lumtur për të ndërmarrë hapat e parë drejt jetës së përditshme, veçanërisht në sektorin kulturor”, deklaroi Merkel.

Reklamë Ola

“Kriza që filloi në mars ishte veçanërisht e ashpër për artistët”, theksoi Merkel, duke shtuar se qeveria po shqyrtonte masat e nevojshme për artistët.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x