Kosovë, Abdullah Hoti kandidat i LDK për kryeministër
April 23, 2020
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka marrë vendimin që Abdullah Hoti të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit.
Një gjë e tillë u konfirmua nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa, menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e partisë. “Kemi rënë dakord që Abdullah Hoti të propozohet nga Kryesia e LDK-së për kryeministër”, tha Mustafa.
Lidhja Demokratike është shprehur se është e gatshme për formimin e qeverisë së re në Prishtinë. Madje, Thaci i ka kërkuar zyrtarisht Isa Mustafës emrin e personit që do të mandatojë qeverinë.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments